Shumë lëvizje në këtë ditë të fundit të merkatos. Zyrtarizime, largime dhe lojtarë që kanë mbetur pa skuadër, në një ditë merkatoje që ka qenë shumë e ngarkuar.
Lëvizjet e radhës, janë 2 “out” nga Premier League. Manchester United nuk e ka mbajtur Chris Smalling, me mbrojtësin anglez që është rikthyer në Serie A, pikërisht te skuadra e Romës, aty ku luajti sezonin e shkuar.
Ndërsa West Ham, ka shkëputur kontratën me Jack Wilshere. Mesfushori anglez, prej vitesh vuan nga dëmtime të mëdha dhe pas aventurave tek Arsenali dhe West Ham, tashmë mbetet pa skuadër./abcnews.al