Skënderbeu bën merkato në Maqedoninë e Veriut. Klubi korçar ka afruar nga Shkëndija e Tetovës portierin Bekim Rexhepi, i cili fillimisht ishte programuar të kalonte te Ballkani i Suharekës në Kosovë.
Gjithsesi ai do të ndjekë mbrojtësin Leart Sadriu dhe do të jetë pjesë e Superiores deri në fund të kij kampionati. Gjithçka është konfirmuar nga klubi i Shkëndijës së Tetovës, përmes komunikatës së mëposhtme:
“KF Shkëndija komunikon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, gardiani kuqezi kalon në Shqipëri në formën e huazimit për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njëjtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu”. /abcnews.al