Zyrtare/ Shqipëria luan miqësoren e dytë me Gjeorgjinë më 29 mars!

schedule12:03 - 11 Janar, 2022

schedule 12:03 - 11 Janar, 2022

Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër miqësore pas asaj me Spanjës më 26 mars.

Është kombëtarja e Gjeorgjisë kundërshtari i kuqezinjëve, sfidë e cila do të luhet më 29 mars.

Në këtë mënyrë FSHF ka arritur akordin me Federatën Gjeogjiane për të zhvilluar mes tyre sfidën me numër 14.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0. Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2”, thuhet në njoftimin e FSHF-së /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!