Thomas Delaney është transferuar nga Borussia Dortmund te Sevilla, për shumën e 6 milion eurove.
Mesfushori i Danimarkës u piketua nga spanjollët, që me ngulm e kërkuan dhe arritën ta blinin nga gjermanët.
Delaney luan në qendër të mesfushës dhe ishte pjesë e Borussia Dortmund që prej verës së vitit 2018, kur u mor nga Werder Bremen për 20 milion euro.
Me Sevilla 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. / abcnews.al