Ashtu siç ishte raportuar më parë, Sergi Barjuan që ishte trajner i ekipit B, do të jetë përkohësisht në krye të Barcelonës.
Katalanas pak minuta më parë përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se deri në gjetjen e pasuesit të Koeman, franat e skuadrës do t’i ketë Barjuan.
“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.
Xavi do tw jetw pasuesi i Koeman, pasi spanjolli ka arritur një marrëveshje me klubin, por procedurat për ndërprerjen e kontratës me Al Sadd po shtyjnë zyrtarizimin. r.t/abcnews.al
[ÚLTIMA HORA]
Sergi Barjuan, nuevo entrenador interino del FC Barcelona
Más información
▶ https://t.co/qqwNjTUjfb pic.twitter.com/WgxgqRlF2p— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 28, 2021