Zyrtare: Sassuolo shet sulmuesin e Shqipërisë U21, transferohet në Serie B

schedule19:59 - 15 Korrik, 2021

schedule 19:59 - 15 Korrik, 2021

Aristidi Kolaj luajti i huazuar te Pro Pratia (Serie C) në dy sezonet e fundit, gjatë së cilave e gjeti 7 herë rrugën e rrjetës.

Sassuolo, që zotëronte kartonin e lojtarit të Shqipërisë U21 (8 ndeshje me kuqezinjtë), ka vendosur ta shesë lojtarin shqiptar.

E ardhmja e Kolajt është Alessandria, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Me anë të një postimi në Twitter, Sassuolo bën të ditur largimin e 22-vjeçarit shqiptar drejt Alessandria. /abcnews.al