Samuel Umtiti largohet nga Barcelona. Qendërmbrojtësi është huazuar në Serie A dhe do të jetë shok skuadre me Kastriot Dermakun.
Klubi katalanas ka dalë me njoftim dhe bën me dije se francezi do të jetë pjesë e Lecces deri më 30 qershor 2023.
Agreement with Unione Sportiva Lecce for loan of Umtiti until 30 June 2023
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 25, 2022
Për italianët ky është një përforcim me vlera, ndërkohë që Umtiti do të ketë mundësinë të luajë dhe të rivlerësohet në treg sërish. / abcnews.al