Zyrtare/ Sampdoria shkarkon trajnerin D’Aversa

schedule11:05 - 17 Janar, 2022

schedule 11:05 - 17 Janar, 2022

Roberdo D’Aversa nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Sampdoria, teksa njoftimin e ka bërë vetë klubi italian nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të skuadrës.

Pas rezultateve negative të marra në ndeshjet e fundit në Seria A kanë bërë që drejtuesit të marrin masa ndaj trajnerit duken vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.

46-vjeçarit qëndroi në krye të Sampdorias  6 muaj, duke zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon në Serinë A, ku aktualisht skuadra renditet në vendin e 15 duke grumbulluar në total 20 pikë.

“Klubi i Sampdorias komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Roberto D’Aversën. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe të punës me skuadrën tonë”, ishte komunikata e klubit të Sampdorias.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!