Rubin Hebaj tashmë ka një skuadër të re dhe ajo është Teuta. Për sulmuesin shkodran ky është një rikthim në Abissnet Superiore dhe me Teutën me të cilën luajti në sezonin janar 2020-janar 2021.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi i Teutës ka bërë ditur edhe rikthimin e sulmuesit i cili është edhe afrimi i parë i tyre në këtë merkato.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.
Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperiencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmuesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.
KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!”, shkruajnë kampionët e Shqipërisë.
Hebaj e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptarë, teksa më parë ka luajtur edhe për Vllazninë dhe Partizanin. /f.a/abcnews.al