Pas përfundimit të marrëveshjes ditët e fundit, tashmë është zyrtarizuar.
Evan N’Dicka është lojtari më i ri i Romës. Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 në fakt ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028 dhe do të mbajë fanellën me numër 5.
“Projekti që më është paraqitur, bashkë me historinë dhe prestigjin e këtij klubi, më nxiti të vij në Romë, një qytet fantastik që e do dhe lulëzon në futboll. Mezi pres të dal në fushë në Olimpico para tifozëve të mi të rinj dhe të jem në gjendje të jap kontributin tim në arritjen e qëllimeve tona”, është shprehur N’Dicka./h.ll/abcnews.al
✍️ OFFICIAL: Ndicka ➡️ Roma ??? pic.twitter.com/ADhpJpiGWg
— 433 (@433) June 21, 2023