Pierlugi Gollini është zyrtarisht lojtar i Tottenham. Klubi anglez ka arritur akordin me Atalantën për huazimin e portierit italian, i cili do të nisë aventurën e radhës në karrierë.
26-vjeçari është pjesë e ekipi bergamask prej vitit 2017, teksa ka provuar të luajë më parë në Angli me skuadrat U18 të Manchester United dhe Aston Villa.
✍️ We are delighted to announce the signing of goalkeeper Pierluigi Gollini from Italian side Atalanta on a season-long loan, with an option to make the transfer permanent.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 24, 2021
“Jemi të gëzuar t’u njoftojmë nënshkrimin me Pierluigi Gollini, i cili vjen në huazim nga Atalanta për një sezon, me të drejtë blerjen e përhershme të tij“, shkruan Tottenham në komunikatën zyrtare. /abcnews.al

