Shpëtim Duro është shkarkuar nga klubi i Kukësit. Trajnerit i kanë kushtuar rezultatet e fundit dhe shkëputja e Kukësit nga kreu i renditjes.
Presidenti Safet Gjici e ka thënë gjithmonë se objektivi i klubit të tij është fitimi i titullit kampion dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe shkëputja me Tiranën, nuk është pëlqyer aspak nga numri një i verilindorëve, i cili ka marrë vendimin e prerë për trajnerin. Kukësi nuk arriti të fitojë as sot kundër Teutës, duke u barazuar në minutat e fundit 2-2 nga një supergol i Kallakut.
Njoftim i klubit!
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!/abcnews.al