Zyrtare/ Rayo Vallecano nuk e “lëshon” Balliun, mbrojtësi i kombëtares rinovon për 2 sezone

schedule14:56 - 7 Korrik, 2022

schedule 14:56 - 7 Korrik, 2022

Lojtari i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu ka rinovuar kontratën me Rayo Vallecanon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri në fund të sezonit 2024-2025.

Kujtojmë se mbrojtësi anësor shqiptar ka kaluar te Vallecano në vitin 2021 nga Almeria ku është paraqitur 35 herë duke shënuar dhe një gol.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!