Zyrtare/ Qëndrimi në stol ndaj Bate Borisov krijoi “shkëndija”, Partizani mbyll aventurën me Telushin

schedule14:47 - 13 Korrik, 2023

schedule 14:47 - 13 Korrik, 2023

Bruno Telushi nuk është më pjesë e “Demave të Kuq”. Ndeshjen ndaj Bate Borisov duket se vlonjati nuk e kapërdirë qëndrimin në stol dhe raportimet e shumta thonë se ka pasur debat. Kështu, klubi ka njoftuar përfundimin e menjëhershëm të kontratës së tij.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij”, ishte njoftimi i Partizanit.

Ky është largimi i dytë për 32-vjeçarin nga Partizani, pasi në 2020 u largua nga të kuqtë në drejtim të Kukësit. Shkëndijat pas ndeshjes së fundit në Champions duket se kanë qenë shkaku i këtij largimi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!