Zyrtare: Publikohet videoklipi përfaqësues i Shqipërisë në ‘Eurovision’

schedule21:20 - 1 Mars, 2021

schedule 21:20 - 1 Mars, 2021

Anxhela Peristeri ka publikuar ditën e sotme videoklipin zyrtar të këngës ‘Karma’, me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”.  Ajo ka zgjedhur që këngën ta mbajë të pandryshuar në gjuhën shqipe, por edhe më shpërthyese nga varianti fillestar.

Në videoklip, Anxhela shfaqet në dy version, e veshur me të bardha dhe e revoltuar, edhe me të kuqe më me gëzim për jetën.

Mesa duket kënga zyrtare është pëlqyer shumë nga fansat e “Eurovisionit”, të cilët kanë komentuar menjëherë duke e komplimetuar këngëtaren shqiptare.

Pak ditë më parë, faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram publikoi disa fotografi të këngëtares shqiptare, ku mbante të veshur kostume të ndryshme tradicionale

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo i bën dedikime Shqipëtarëve në të gjithë botën”, shkroi faqja e “Eurovision”-it.l.k/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!