Zyrtare: PSG prezanton kapitenin e Holandës, firmos deri në 2024

schedule15:18 - 10 Qershor, 2021

schedule 15:18 - 10 Qershor, 2021

Tani nuk ka më dilema dhe gjithçka është zyrtare: Georgino Wijnaldum është futbollisti më i ri i PSG-së. Nënkampionët e Francës ia “rrëmbyen” nga duart Barcelonës në momentet e fundit mesfushorin holandez.

30-vjeçarit i përfundoi kontrata me Liverpool dhe Roland Koeman e donte me çdo kusht në “Camp Nou”. Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi PSG i ofroi trefishin e pagës sezonale që do të përfitonte nga klubi katalanas.

Wijnaldum, i cili mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Holandës, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë plot 9.5 milion euro në sezon. “PSG është një sfidë e re për mua.

Jam bashkuar me një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe jam i etur të sjell dëshirën dhe vendosmërinë time në këtë projekt ambicioz.

PSG e ka provuar statusin e vet në vitet e fundit dhe jam i sigurt që së bashku, për tifozët tanë, do të jemi në gjendje të shkojmë dhe ngjitemi sa më lart“, deklaroi lojtari pas firmës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!