Zyrtare: Prishtina zgjedh trajnerin e ri, merr “ish”-in e Flamurtarit

schedule12:50 - 16 Shtator, 2020

schedule 12:50 - 16 Shtator, 2020

Armend Dallku u shkarkua nga Prishtina dhe në vend të tij është emëruar Zekerija Ramadani, i cili ka drejtuar më parë Flamurtarin në Superiore. Në Kosovë ai ka qenë në krye të Trepça ’89 dhe Feronikeli, madje duke u shpallur kampion.

“Ramadani para Prishtinës ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19). Ramadani, si futbollistë është paraqitur për Shkëndijën (1995-1999 dhe 2009/10), Shkupin (1999-2004), Bashkimin Kumanovë (2004/05), Vëllazërimin Kërçovë (2005), Belasitsa Bullgari (2006/07), Rabotniçki (2006), Besa Kavajë (2007/08), Qarabag Azerbajxhan (2008/09), Vardar (2010) dhe Flamurtari Vlorë (2010/11)”, shkruan kubi i Prishtinës në njoftimin e bërë.

Ramadani ka thënë edhe fjalët e para pas emërimit si trajneri i Prishtinës. “Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është ndër klubet më të mëdha në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi.

Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat, duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe te drejtuesit”, është shprehur Ramadani për faqen zyrtare të Prishtinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!