Zyrtare: Prishtina “përcjell” me falënderime trajnerin Armend Dallku

schedule11:38 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:38 - 16 Shtator, 2020

Armend Dallku nuk do të jetë në krye të Prishtinës në vazhdim. Ish-mbrojtësi i kombëtares nuk ia doli të dilte kampion vjet dhe tani duhet të presë ndonjë propozim tjetër për të vijuar karrierën si trajner. Dallku largohet i zhgënjyer nga bardhekaltrit, por i detyruar ta respektojë vendimin e drejtuesve të Prishtinës.

“Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun. Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës. Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me gol-dallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës.

Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare. Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës. FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Prishtina në rrjetet sociale. /abcnews.al