Zyrtare: Pasuesi i Paco Lopez te Levante gjendet në Kinë

schedule10:27 - 7 Tetor, 2021

schedule 10:27 - 7 Tetor, 2021

Javier Pereira do të jetë trajneri i ri i Levante. Spanjolli 55-vjeçar ka nënshkruar deri në fund të sezonit dhe nëse e shpëton ekipin nga Valencia, atëherë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për një sezon tjetër.

Pereira do të zëvendësojë Paco Lopez, ndërkohë që me Levanten rrugët i janë kryqëzuar edhe më parë, pasi ka qenë pjesë e stafit të Juan Ignacio Martinez në periudhat 2011-2013, kur Levante u kualifikua në Europa League.

Pereira së fundmi ishte trajner në Superligën e Kinës, te Henan Songshan. Në të shkuarën A ka qenë ndihmëstrajner tek Alaves, Cartagena, Real Valladolid, Watford, Fulham, Maccabi Tel Aviv dhe CQ Dandgdai. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!