Tashmë gjithçka është zyrtare. Partizani ka rikthyer në skuadër “ushtarin” e mesfushës, ku Bruno Telushi ka zgjedhur sërish të rivishet i kuq.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se tashmë ish-lojtari i Egnatias do të vihet nënurdhrat e Dritan Mehmetit.
“FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Bruno Telushit në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Telushi do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe, me të cilën u shpall Kampion i Shqipërisë në sezonin 2018 – 2019” shkruan klubi i kuq.
Kujtomë se Partizani para pak minutash mësoi edhe kundërshtarin në turin e parë të Conference League, ku përballë do të ketë Saburtalo, skuadër nga Gjeorgjia.
/f.a/abcnews.al