Partizani është një nga skuadrat më aktive të Superiores në këtë merkato janari. Së fundmi klubi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Andi Hadroj.
Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysëm me “Demat e Kuq”.
Futbollisti pukjan është një produkt i Shkëndijës së Tiranës. Për herë të parë si profesionist u aktivizua me Laçin në kupat e Europës kundër Anorthosis dhe më pas në kampionat, për të kaluar pas 6 muajsh te Bylisi.
Njoftimi i Partizani:
”FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë.
Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysmë është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti”. /abcnews.al