Egzon Belica e ka mbyllur me Partizanin dhe tashmë është zyrtare. Mbrojtësi pas gati pesë sezonesh do të duhet të gjejë një skuadër të re.
“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Egzon Belica. Mbrojtësi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
FK Partizani falënderon Egzon Belicën për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”, njofton Partizani. / abcnews.al