Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Partizani gjen atë që i mungonte, firmos sulmuesi kroat

schedule18:50 - 8 Shtator, 2021

schedule 18:50 - 8 Shtator, 2021

Partizani e kërkonte gjatë gjithë verës një sulmues dhe e gjeti më në fund në limitet e merkatos. Zgjidhja është gjetur në Slloveni, ku është pikasur kroati Andrija Filipovic.

24-vjeçari vjen në dispozicion të Ilir Dajës dhe do ketë mjaft peshë në skuadër sepse është i vetmi qendërsulmues tipik në skuadër. Ai është regjistruar që më datë 5 shtator, por Partizani zgjodhi ta zyrtarizojë sot. Klubi tregon më shumë detaje rreth sulmuesit të ri.

NJOFTIMI – Zyrtare! Andrija Filipovic  lojtari më i ri i partizanit. FK Partizani prezanton afrimin më të ri Andrija Filipovic. Sulmuesi kroat ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë.

24-vjeçari bashkohet të kuqve pas eksperiencës pozitive te kampionët e Sllovenisë NS Mura ekip me të cilin regjistron 32 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Filipovic gjithashtu ka qenë pjesë e kampionatit holandez në radhët e NAC Breda, ndërsa përgjatë karrierës është aktivizuar te Rijeka, Gorica, Siena, Spezia dhe  Juventus U-19. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kroacisë U-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!