Nuk ka më dilema dhe Arthur, do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar te Juventusi. Ky transferim po flitej prej shumë kohësh por vetëm sot, katalanasit kanë zyrtarizuar largimin e mesfushorit.
23 vjeçari brazilian do të transferohet te Juventusi dhe drejt Katalonjës, pritet të niset Pjanic, në fillim të muajit të ardhshëm. Edhe Arthur, do të qëndrojë te Barça deri në përfundim të La Ligas.
Juventusi do t’i paguajë 72 milion euro Barcelonës, plus 10 milion euro në bonus. Arthur ka luajtur 72 ndeshje me Barcelonën: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Spanjës, 13 në Champions League dhe 1 në Superkupën e Spanjës./abcnews.al
[ÚLTIMA HORA]
Acord amb la Juventus per al traspàs d’@arthurhromelo— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) June 29, 2020