Kukësi vazhdon të përforcojë skuadrën në këtë merkato. Drejtuesit kanë bërë të mundur gjetjen e elementëve cilësorë për t’i vënë nën urdhrat e Skënder Gegës.
Një mesfushor ditën e sotme është prezantuar nga klubi verilindorë. Françesko Hasaj ka firmosur për 3 vite me Kukësin, i cili vjen nga ekipi i Turbinës në Kategorinë e Parë.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Françesko Hasaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Hasaj vjen te Kukësi nga Kategoria e Parë, duke qenë se sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Turbinës, duke spikatur me këtë ekip. Klubi ynë ka gjetur akordin me klubin e Turbinës për transferimin e 20-vjeçarit te Kukësi.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Hasaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Françesko Hasaj”, shkruan klubi verilindorë.
/f.a/abcnews.al