Tashmë është zyrtare: Piloti i njohur Fernando Alonso rikthehet pas 2 vitesh mungesë në Formula 1 dhe do të zbresë sërish në pistë vitin e ardhshëm.
Piloti spanjoll, 2 herë kampion bote në Formula 1, do të pilotojë makinën franceze Renault deri në vitin 2022, pasi 39 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ish-skuderinë e tij.
Alonso do të ketë si shok skuadre Esteban Ocon. Spanjolli është një ndër pilotët më të njohur në botën e Formula 1 dhe për të paktën dy vite të tjera, do të kemi kënaqësinë ta shohim sërish në pistat e garave./abcnews.al
It’s official! @alo_oficial is back in F1 and will race for @RenaultF1Team in 2021 #F1 pic.twitter.com/O4zB2ckM0j
— Formula 1 (@F1) July 8, 2020