Afrimi i tretë te Tirana. Pas Ardit Tolit dhe sulmuesit Albion Avdijaj, në kampin bardheblu kanë blinduar krahun e djathtë të prapavijës me afrimin e Kristijan Toshevskit.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Mbrojtësi i djathtë vjen si një përforcim me shumë vlera për dy sezonet e ardhshme pranë skuadrës bardheblu.
Futbollisti do t’i bashkohet Tiranës në fazën përgatitore e cila pritet te fillojë në ditët në vazhdim”, shkruan Tirana në njoftimin e bërë. Toshevksi ishte pjesë e Vardar sezonin e fundit.
Ai luajti 22 ndeshje, duke shënuar 1 gol e asistuar pesë herë. Mbrojtësi i djathtë në të shkuarën ka luajtur edhe me Pelister dhe Teteks, ndërkohë që është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. / abcnews.al