Zyrtare: Një kampion për Tiranën, Najdovski vishet bardheblu

schedule17:10 - 12 Gusht, 2020

schedule 17:10 - 12 Gusht, 2020

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e radhës dhe është serish një kampion nga Vardari. Filip Najdvoski ka mbërritur ditën e sotme në Pogradec dhe ka firmosur me bardheblutë, që pak çaste më parë kanë dalë edhe me një njoftim.

“Filip Najdovski vishet bardheblu! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27-vjeçari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.

Najdovski është një “xhol” që luan në mbrojtje dhe në mesfushë, kampion me Vardarin në Maqedoni dhe një nga lojtarët më të spikatur. Ai do të provojë për herë të parë Superioren dhe te kampionët e Shqipërisë gjen edhe Kristijan Toshevskin, me të cilin ka luajtur në një ekip vjet.

Najdovski vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, kurse me klube është aktivizuar te Napredok, Teteks dhe Pobeda. Me Tiranën kontrata e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. / abcnews.al