Zyrtare/ Një kampion për stolin, Ballkani prezanton trajnerin e ri

schedule18:19 - 15 Qershor, 2021

schedule 18:19 - 15 Qershor, 2021

Ballkani zhvilloi paraqitje shumë pozitive sezonin e fundit në IPKO Superligë dhe për fare pak humbi shansin të luante në Conference League. Skuadra nga Suhareka e mbylli kampionatin dardan në vend të tretë, teksa sezonin e ardhshëm do të synojë të ngjitet edhe më lart.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ballkani ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, i cili është Bekim Isufi. 45-vjeçari nga Gjilani ka drejtuar më parë Dritën dhe Ferizajn. Me “Intelektualët” ia doli të fitonte titullin kampion në sezonin 2017-2018.

Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi, i cili ishte më i përafërt sa i përket misionit dhe vizionit të klubit.

Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edicionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit. Na priftë e mbara Suharekë“, lexohet në postimin zyrtar të Ballkanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!