Zyrtare: Një kampion bote dhuratë për Piolin, firmos Olivier Giroud

schedule12:59 - 17 Korrik, 2021

schedule 12:59 - 17 Korrik, 2021

Olivier Giroud është zyrtarisht i Milanit. Sulmuesi i Francës zbarkoi dje Milano për të kryer vizitat paraprake mjekësore dhe kryer procedurat e nevojshme dhe sot vjen konfirmimi zyrtar.

Milani bën me dije se ka firmosur me sulmuesin ditën e sotme, pa dhënë informacion për jetagjatësinë e kontratës, teksa në medie është folur për 2 sezone me pagë 3.5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Chelsea do të marrë fillimisht 1 milionë euro në dorë dhe 1 të tjera në varësi të paraqitjeve të sulmuesit. Giroud do mbajë fanellën me numrin 9. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!