Zyrtare: Një ish-kampion dhe portierin e Laçit, Kastrioti godet në merkato

schedule12:16 - 15 Korrik, 2021

schedule 12:16 - 15 Korrik, 2021

Kastrioti ka njoftuar dy afrime mjaft cilësore n merkato. Klubi nga Kruja bën me dije se ka arritur akordin me Edon Hasanin dhe Edmir Sali. Hasani që nga fundi i vitit të shkuar ka qenë i dëmtuar dhe vetëm kohëve të fundit është kthyer në fushë.

 

Në gjithë sezonin e shkuar Hasani grumbulloi vetëm 111 minuta me Partizani B. Klubi i kuq i hapi derën për t’u stërvitur, por në fund nuk arriti t’i bindte për të firmosur me ta. Ndërkohë Edmir Sali ka qenë portieri i dytë i Laçit. Në sezonin e shkuar ai luajti vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit.

NJOFTIMI I KLUBIT – Kastrioti nis nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Në vazhdën e përgatitjeve të cilat janë planifikuar për të nisur me 19 Korrik, Kastrioti deri më tani ka arritur akord me mesfushorin Edon Hasani dhe portierin Edmir Sali.

Ditët në vijim të dy lojtarët do të prezantohen zyrtarisht në zyrat e klubit dhe së bashku me ta, të tjera afrime pritet që të zyrtarizohen gradualisht. KS Kastrioti po punon intensivisht për të ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ri futbollistik. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?? ????????? (@kskastrioti)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!