Marrin fund dilemat. AF Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Tekniku i njohur Nevil Dede, që më parë është shpallur kampion si lojtar me skuadrën verdheblu, nga sot është zyrtarisht trajneri i Elbasanit.
“Ju njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë “timonieri” i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm. Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena””, shkruhet në njoftimin e klubit./ h.ll/abcnews.al