Zyrtare/ Muric me ekip të ri, City huazon “gardianin” e Kosovës në Holandë

schedule21:38 - 1 Shkurt, 2021

schedule 21:38 - 1 Shkurt, 2021

Arijanet Muric është pjesë e Manchester City, klub me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2024. “Gardiani” i Kosovës (16 ndeshje me dardanët) u huazua te Girona në fillim të këtij sezoni.

Aventura tek ekipi spanjoll i divizionit të dytë nuk shkoi ashtu siç pritej. Vetëm 6 ndeshje, nga të cilat dy në kampionat dhe katër në Kupën e Mbretit.

Drejtuesit e “Cityzens” kanë gjetur një destinacion të ri për portierin 22-vjeçar. Muric është transferuar në Holandë tek ekipi i Willem II deri në fund të sezonit.

Lojtari shqiptar i lindur në Zvicër, do të jetë pjesë e ekipit holandez, që renditet në vend të tretë nga fundi në Eredivisie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!