Zyrtare: Migjen Basha lë Australinë për ligën e dytë zvicerane

schedule08:04 - 13 Tetor, 2020

schedule 08:04 - 13 Tetor, 2020

Migjen Basha e ka mbyllur pas një sezoni aventurën në Australi, ku u aktivizua me skuadrën e Melbourne Victory. Mesfushori 33-vjeçar rikthehet në Zvicër, aty ku më parë është aktivizuar me Lausanne dhe Luzern.

Tani do të jetë pjesë e Xamax (liga e dytë), klub me të cilin ka firmosur për një vit. Para se të transferohej në Australi Basha luajti edhe në Greqi me Aris Selanik, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës mesfushori e ka kaluar në Itali.

Ai ka luajtur në Serie A me Torinon, si dhe ka veshur fanellën e Atalanta në Serie B. Në të shkuarën me Xamax ka luajtur edhe vëllai i tij, Vullneti, aktualisht pjesë e Wisla Krakov në Poloni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!