Ezgjan Alioski nuk është më futbollist i Leeds United, ekip në të cilin luan prej verës së vitit 2017. 29-vjeçarit me origjinë shqiptare i përfundoi kontrata me klubin anglez pak ditë më parë.
Bisedimet e rinovimit nuk kanë sjellë marrëveshje dhe Leeds United ka lajmëruar ndarjen me anësorin e majtë nëpërmjet një postimi në Twitter.
? #LUFC can confirm Gjanni Alioski’s four-year spell with the club has sadly come to an end
— Leeds United (@LUFC) July 5, 2021
“Klubi bëri ofertën e tij, por nuk ia dolëm të arrijmë akordin e rinovimit me menaxherët e lojtarit“, lexohet në komunikatën zyrtare të Leeds.
? Always a champion!
Thank you @ezgjanalioski! pic.twitter.com/nwS5iDwxX9— Leeds United (@LUFC) July 5, 2021
Alioski numëron 171 ndeshje me skuadrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa, gjatë së cilave ka shënuar 22 gola. Tani është lojtar i lirë dhe duhet të gjejë një klub të ri. /abcnews.al