Zyrtare: Merkato në Angli, ekipet kanë 10 javë kohë për të vepruar

schedule12:41 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:41 - 15 Korrik, 2020

Drejtuesit e Premier League kanë vendosur datat zyrtare të merkatos. 20 klubet e elitës së futbollit anglez, do të kenë mundësinë të veprojnë nga data 27 korrik, deri me 5 tetor.

Plot 10 javë kohë kanë ekipet për të shpenzuar, për t’u përforcuar ose për të shitur lojtarë. Lajmi është konfirmuar sot për disa nga mediat më të mëdha britanike.

Disa ekipe kanë filluar merkaton prej javësh, duke siguruar firma me agjentë të lirë, por transaksionet mes klubeve europiane, për importe në Angli, do të nisin me datë 27 korrik, pas 2 javësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!