Odion Ighalo ishte një nga afrimet e Manchester United në merkaton e janarit. Sulmuesi nigerian u mor në huazim nga Shanghai Shenhua deri në fundin e këtij sezoni, që ishte parashikuar të mbyllje në 31 maj.
Koronavirusi prishi çdo plan, por “Djajtë e Kuq” kanë vepruar menjëherë duke zgjidhur situatën e lojtarit afrikan. United arritur një akord të ri me klubin kinez dhe Ighalo do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në 31 janar të vitit 2021.
Official announcement on @IghaloJude ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 1, 2020
Klubi anglez ka bërë publik lajmin me anë të një komunikate zyrtare. Katër gola ka shënuar 30-vjeçari në tetë ndeshje të zhvilluara, duke ia dalë të shpërblejë besimin e Solskjaer sa herë që ka zbritur në fushë. /abcnews.al