Zyrtare/ Lojtari i kombëtares U-21 firmos në Seria B

schedule19:21 - 13 Janar, 2022

schedule 19:21 - 13 Janar, 2022

Lojtari i kombëtares U-21, Sergio Kalaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Frosinone.

Klubi i Serie B ka arritur marrëveshjen me Carrarese Calcio 1908 dhe e ka blerë mbrojtësin e Shqipërisë U21. Mbrojtësi i kombëtares Shpresa më parë ka qenë pjesë e moshave të Lazios dhe Romës.

Kalaj ka firmosur deri më 30 qershor 2026 dhe për të është një hap i mirë në karrierë.

Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Kalaj u aktivizua në 17 ndeshje me Carrarese në Serie C dhe shënoi edhe një gol.

/f.a/abcnews.al