Enzo Maresca është edhe trajneri i ri i Leicesterit, deri në verën e vitit 2026. Tekniku italian 43-vjeçar kishte marrë më parë drejtimin teknik të Parmës, ndërsa më parë ishte asistent i Pep Guardiolës te Manchester City, duke festuar fitoren e tripletës.
Maresca do të marrë përsipër barrën e kthimit të dhelprave në Premier League, por në radhë të parë ai dëshiron të ndërtojë ekipin rreth filozofisë së tij të përpjekjes për të fituar çdo ndeshje, siç tregoi ai në deklaratat e tij të para. /G.D abcnews.al/
We are delighted to announce the appointment of Enzo Maresca as our new First Team Manager ?
— Leicester City (@LCFC) June 16, 2023