Legjenda e WWE, Rey Mysterio, do të dalë në pension dhe për të do të organizohet edhe një ceremoni ditën e hënë në mbrëmje. 45-vjeçari, i cili ka qenë një nga më të dashurit për publikun me specialitetin e tij “619”, ka menduar të tërhiqet tashmë.
BREAKING: Next week on #WWERaw, @reymysterio will have his retirement ceremony. pic.twitter.com/Iibkx11xK3
— WWE (@WWE) May 26, 2020
I quajtur Oscar Gutierrez, që në moshën 14-vjeçare kishte nisur të merrej me mundje, në vendlindjen e tij në Meksikë. Rey Misterio u bë i famshëm në Kampionatin Botëror të Mundjes, në vitin 1995. Nuk mund të mos binte në sy stili që përdorte në përballjet me kundërshtarët.
Në vitin 2001 u përfshi në WWE dhe aty ia doli të ishte i suksesshëm, duke fituar tituj të ndryshëm. Kështu Rey Mysterio u bë një nga më të suksesshmit dhe tashmë do të largohet nga ky sport me nderimet e duhura. /abcnews.al