Tashmë Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Dinamos, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Klubi falënderon trajnerin gjirokastrit për kontributin e dhënë, ndërsa theksojnë se deri në prezantimin e trajnerit të ri, në stërvitje skuadrën do e drejtojë zëvendëstrajneri Erion Xhafa.
“Në mbledhjen e sotme, pas ndeshjes së humbur me Kukësin, Futboll Club Dinamo me miratimin e presidentit Adrian Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli.
Klubi blu falënderon z.Devolli për punën e bërë dhe për energjitë e tij për kohën që drejtoi skuadrën tonë. Deri në momentin e prezantimit të trajnerit të ri, skuadrën në stërvitje do ta drejtojë zëvendëstrajneri Erion Xhafa”, thuhet ne njoftimin e klubit.
/f.a/abcnews.al