Alexandre Lacazette zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit, që ka dalë me njoftim zyrtar.
Sulmuesi francez ishte pjesë e “Topçinjve” që prej verës së vitit 2017 dhe largohet nga londinezët pasi është aktivizuar në 206 ndeshje dhe ka shënuar 71 gola.
Lacazette për faqen e Arsenalit ka thënë se ishte momenti për një aventurë të re dhe se do të kujtojë çdo moment që ka kaluar në klubin e ëndrrave të tij.
Sulmuesi tashmë do të rikthehet sërish në Ligue 1, pikërisht aty ku shkëlqeu dhe e bleu Arsenali, te Lyon. / abcnews.al
? For the 206 games and 71 goals
? For your dedication to The Arsenal
Thank you for ??????????, @LacazetteAlex ❤️
— Arsenal (@Arsenal) June 3, 2022