Zyrtare, kushtet e reja për shqiptarët për të udhëtuar drejt Greqisë

schedule18:43 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 18:43 - 16 Dhjetor, 2021

Zv/ ministrja e Shëndetësisë në Greqi ka zyrtarizuar ditën e sotme masat e reja shtrënguese për festat që do të futen në fuqi për hyrjet në pikat kufitare duke filluar nga 19 Dhjetori.

Të gjithë udhëtarët do të lejohen që të futen në Greqi me një test molekular negativ (PCR) prej 72 orësh ose një test të shpejtë për koronavirusin, pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Urdhri prek të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç.

Nga masa përjashtohen udhëtarët që qëndrojnë jashtë Greqisë për më pak se 48 orë.

Numri dy i shëndetësisë në Greqi Mina Gaga u shpreh kjo është një masë emergjente që merret për shkak të fluksit të lëvizjeve për festat e fundvitit.

Kjo masë do të hyjë në fuqi mëngjesin e së dielës, datë 19 Dhjetor.

Greqia po përballet me variantin e ri “Omicron” dhe një valë të re infektimesh me COVID-19./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!