Zyrtare: Kukësi “pazar” te Luftëtari, firmos një mbrojtës

schedule10:58 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:58 - 6 Gusht, 2020

Kukësi vijon me lëvizjet në merkato dhe po mendon për të ardhmen. Anxhelo Tafa, Albin Gashi dhe Zenel Gavazaj janë zyrtarizuar në ditët në vijim, ndërkohë që së fundmi kanë bindur edhe Redon Dragoshin.

Verilindorët po mendojnë edhe për ekipin U21, që po e ndërtojnë me elementë cilësorë që mund të jenë gati në çdo moment për ekipin e parë dhe një pjesë e mirë e këtyre të rinjve do të luajnë aty. Dragoshi është produkt i Tiranës, ndërkohë që më parë ka luajtur me Erzenin dhe Luftëtarin.

NJOFTIMI – “Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Dragoshi e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, teksa së fundmi është aktivizuar me Luftëtarin në Kategorinë Superiore duke zhvilluar 23 ndeshje.

Dragoshi kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në këtë mënyrë, ekipit tonë i shtohet një tjetër futbollist kuksian.

20-vjeçari nga Kukësi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Dragoshi! Mirësevjen Redon”, shkruhet në njoftimin e Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!