Zyrtare/ Kukësi mendon edhe për rinovimet, Dragoshi zgjat kontratën me verilindorët

schedule18:43 - 30 Qershor, 2022

schedule 18:43 - 30 Qershor, 2022

Kukësi është një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatoje, me verilindorët që vazhdojnë të ndërtojnë skuadrën me elementë cilësorë.

Përveç afrimeve që drejtuesit kanë bërë, te verilindorët mendohet edhe për rinovimet me lojtarët që konsiderohen të rëndësishëm për Skënder Gegën për sezonin e ri.

I tillë është edhe rasti i Redon Dragoshit, i cili ka zgjatur kontratën me Kukësin edhe për një vit tjetër, teksa lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Redon Dragoshi për të rinovuar kontratën edhe për 1 sezon tjetër. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2023, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Dragoshi erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke arritur të grumbullohet edhe me Shqipërinë U21. Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit kuksian Redon Dragoshi”, shkruan klubi verilindorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!