Zyrtare/ Kukësi “blindon” portën, rinovon kontratën me titullarin e skuadrës

schedule14:16 - 20 Qershor, 2022

schedule 14:16 - 20 Qershor, 2022

Kukësi përveç afrimeve që ka bërë ditën e fundit ka menduar të “blindojë” edhe me lojtarët që konsiderohen të rëndësishëm për të ardhmen.

Ditën e sotme verilindorët kanë rinovuar kontratën me portierin, Angelo Tafas dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohen të gjitha pritjet vendimtare të gardianit gjatë këtij sezoni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Zgjatja e kontratës mes palëve është bërë deri në vitit 2025, me Tafas që do të mbajë të paktën edhe për 3 sezone të tjera fanellën e verilindorëve.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Angelo Tafas për të rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera. Portieri 21-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2025, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Tafas erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Tafas është grumbulluar edhe nga Kombëtarja duke u aktivizuar me Shqipërinë U21.  Klubi i Kukësit i uron suksese portierit Tafas”, shkruan klubi.

/f.a/abcnews.al