Sulmuesi shqiptar, Kristal Abazaj, ka firmosur për ekipin turk të Istanbulspor. 24-vjeçari kuqezi ka kaluar te skuadra turke në formë huazimi 2-vjeçar nga skuadra e Anderlecht.
Tek ekipi belg, Abazaj nuk arriti për asnjë moment të jetë i rëndësishëm, madje sezonin e shkuar u kthye në Superiore në formë huazimi, tek ekipi i Kukësit.
Në transfermarkt, sulmuesi anësor vlerësohet 450 mijë euro, ndërsa Anderlecht në verën e vitit 2018, i pagoi Skënderbeut plot 625 mijë euro për kartonin e futbollistit kuqezi. Tashmë, aventura e Abazajt do të vazhdojë në kampionatin turk të futbollit./abcnews.al
Welcome to İstanbulspor ??#istanbulspor pic.twitter.com/RW4zt4uGUs
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) September 21, 2020