Zyrtare: Krahasoi vartësin me nazistin famëkeq, dorëhiqet presidenti i DFB

schedule12:57 - 17 Maj, 2021

schedule 12:57 - 17 Maj, 2021

E kishte lajmëruar dorëheqjen disa ditë më parë dhe tashmë është zyrtare. Fritz Keller nuk është më presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), post që e mbajti për më pak se një vit.

64-vjeçari nuk u përmbajt ndaj zëvendësit të tij, Rainer Koch. Vartësin e krahasoi me Roland Freisler, një emër i njohur dhe i urryer në Gjermani.

 

Keller dhe Koch

Ky i fundit ka qenë kryetari i Gjykatës Naziste në vitet 1942-1945, përgjegjës për rreth 2600 dënime arbitrare me vdekje. Një “autogol” i madh për Keller, komenti i të cilit shkaktoi polemika të mëdha në Gjermani. /abcnews.al