Alexander Nubel, portieri i Schalke 04, në fund të sezonit do të dalë i lirë. Gjithçka është zyrtare dhe ka qenë vetë klubi mbretëror që e ka njoftuar diçka të tillë. “Gardiani” 23-vjeçar ka qenë titullar i padiskutueshëm te Gjermania U21 dhe pret momentin e tij në kombëtaren e parë.
Nubel shikohet si një portier me shumë cilësi dhe si pasardhësi i Manuel Neuer. Shtatlarti, sikurse raportojnë mediat në Gjermani, pritet të firmosë me Bayern Munchen. Portieri aktual i bavarezëve mbush në mars 34 vjeç dhe duhet gjetur sa më shpejt zëvendësuesi i tij. /abcnews.al
Confirmed: Alexander #Nübel will leave FC Schalke 04 at the end of the season.#s04 pic.twitter.com/eX9K0HpFSa
— FC Schalke 04 (@s04_en) December 22, 2019