Trilogjia e betejave mes Conor McGregor dhe Dustin Poirer në UFC do të zhvillohet më 10 korrik dhe tashmë është zyrtare. UFC ka dalë me njoftim dhe dy luftëtarët e MMA do të bëhen gati për t’u ndeshur në Las Vegas.
McGregor kishte hedhur dyshime për zhvillimin e këtij dueli dy ditë më parë, kur Poirer e paralajmëronte se do ta mposhtë atë në raundin e katërt. Irlandezi shkruante: “Dueli nuk do të zhvillohet, meqë ra fjala. Unë do të luftoj me një tjetër më 10 korrik”.
Let’s settle it in the Octagon… #UFC264: ? @DustinPoirier vs ?? @TheNotoriousMMA 3
Pre-register for tickets: https://t.co/Hy57WJ5MQ3 pic.twitter.com/6VwrQbmqRx
— UFC (@ufc) April 14, 2021
McGregor dhe Poirer u përballen mes tyre vjet dhe luftëtari irlandez u mposht. Dustin u hakmor për humbjen e pësuar në vitin 2014 dhe të gjithë tani presin me padurim duelin e tretë mes tyre. /abcnews.al